”Shkatërrohem kur shoh njerëz të braktisur”, Salianji për fjalët e Ramës mbi afganët: Përzuri 500 mijë shqiptarë
Për deputetin e zgjedhur të PD-së, Ervin Salianji, fjalët e kryeministrit Edi Rama për afganët ”shkatërrohem kur shoh njerëz të braktisur”, janë paturpësi.
Përmes një reagimi në facebook, ai thotë se është Edi Rama ai që me qeverisjen e tij ka larguar nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë.
”Ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, modeli i antivlerave, i plaçkitjes së shqiptarëve e korrupsionit kapilar, kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, zgjedhjeve të lira, njeriu që përzuri 500 mijë shqiptarë dhe varfëroi miliona të tjerë”,-shkruan Salianji në facebook.