Shkatërrohen parmakët në Urën e Mbrostarit në Fier, dyshime se një mjet ka rënë në ujë

Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele, pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier.

Parmakët e urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.

Në vendin e aksidentit është gjetur një targë mjeti, i cili rezulton të jetë e një makine me qira. Kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?