Shkatërrohen zyrat shtetërore
Zyrat e ISSH-së dhe të Inspektoratit të Mjedisit janë thyer gjatë natës dhe janë shkatërruar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit. Shkatërrimi është zbuluar në mëngjes, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
Nuk dihet nëse janë marrë sende me vlerë, apo thjeshtë janë shkatërruar ambientet.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas njoftimit, ndërsa nuk dihet nëse ambientet ruheshin me roje private apo jo.
KOHA JONË SONDAZH

