Shkatërrohet çerdhja e prostitucionit, shfrytëzonin vajza të mitura

Dy persona janë vënë në pranga në Shkodër, pasi shfrytëzonin disa vajza të mitura si prostituta. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale e cila thotë se ka përfunduar operacionin e koduar ‘Last Time’.

Ditën e sotme oficerët e Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Last time”. Pas një hetimi të mirëfilltë policor disa mujor me metoda speciale u bë e mundur dokumentimi ligjor dhe goditja e një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës, i cili shfrytëzonte për prostitucion femra të mitura.

Si rezultat i punës hetimore u bë e mundur arrestimi i:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lumturie K., 43 vjeçe, banuese në lagjen Baçahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lekë C., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni”.

U bë ndalimi i shtetasit:

Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur”.

Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë për veprën penale ;Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim’ ndaj 47-vjeçarit me inicialet P. S., 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?