Shkatërrohet organizata e drogës në Itali, 5 shqiptarë në pranga

“Life style” është operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm, nga policia italiane, kundër trafikut të drogës në lokalet e natës e në ambientet e palestrave në Rimini, që ka ekszekutuar 17 urdhër-arreste.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë: Eris Hajdari, Denis Muca, Xhevdet e Erion Zaimi dhe Redia Gjuraj.

Shqiptarët furnizonin me kokainë grupin e italianëve

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët furnizonin me kokainë grupin e italianëve që më pas e trafikonin nëpër lokalet e natës në rivierën e Riminit. Kokaina importohej drejtpërdrejtë nga Hollanda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhjet midis grupit të italianëve dhe shqitparëve i mbante shqiptari Denis Muça.

Hetimet e policisë italiane kanë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht kokainë e të substancave farmaceutike ilegale nga ana e frekuentuesve të palestrave të Riminit.

Life Style

Operacioni “Life Style” ka nisur një vit më parë pas arrestimit të një marokeni.

Falë përgjimeve telefonike e ambientale u bë e mundur zbardhja e një rrjeti trafikantësh droge e medikamentesh ilegale lidhur me ambientet e lokaleve të natës e të palestrave në rivierën e Riminit.

Përgjimet vërtetuan se të arrestuarit përdornin një gjuhë të kriptuar për të referuar sasinë apo vendndodhjen e marrjes në dorëzim të drogës.

Gjithashtu ky grup kriminal trafikonte ilegalisht sasi të mëdha medikamente të ndaluara përmes bashkëpunimit me disa pika farmacie që shiteshin në ambientet e palestrave.

Në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën konfeksione të substancave sostanze steroidi-anabolizante, si Ëinstrol Depot, Rexogin, Trembolone.

Gjatë këtij operacioni të Policisë së Riminit janë impenjuar mbi 100 trupa policie si dhe reparti i krimeve të qytetit të Bolonjës e Rexhio Emilias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?