Shkelja e masave anti-covid, Gjata: Pse nuk ka polici te Gjiknuri? Policia po zbaton urdhëra politikë

Ashpërsimi i masave dhe shkleja e masave parandaluese të Covid-19 nga politika është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Sekretari për Cështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i ftuar në emision tha se policia po zbaton urdhëra politike.

“Kryemadhi mori gjobën. Pse nuk shkoi policia kur po bëhej takimi, por shkoi pas takimit. I ka ndodhur edhe PD-së. Një pronar lokali ka marrë 10 milion lekë gjobë se ka bërë një takim elektoral.

Është më i rëndë zbatimi politik i urdhërave nga policia. Pse nuk keni polici te Gjiknuri. Kjo është më e rëndë. Policia po zbaton urdhëra politikë”- tha Gjata.

SHKARKO APP