Shkelje e rregullave rrugore, Policia aksion në 48 orë në Tiranë, 3 të arrestuar
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën, për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues automejtesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejura, shkeljet e semaforit etj.
Në këtë kuadër, gjatë 48 orëve të fundit, në zbatim të planit të masave nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat: 24 për shpejtësi tej normave të lejuara, 21 për pije alkoolik, 16 për shkelje të tjera.
Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërrmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim.

