Gjonaj paralajmëron furtunë në Hipotekën e Lushnjes

”Task-Forca antikorrupsion”, ka rekomanduar paralajmërim me largim nga puna për kryeregjistruesin e Lushnjes dhe 5 specialistëve në këtë institucion. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një dalje për mediat tha se në këtë ZRPP janë konstatuar shkelje në respektimin e afateve të trajtimit të kërkesave të qytetarëve. Pezullimi i tyre vjen pasi pas një kontrolli të zhvilluar nga ”Task-Forca” anti-korrupsion janë konstatuar një sërë shkeljesh: praktika dhe dosje të prapambetura, shkelje urdhrash, moskoordim etj.

”Task-Forca” antikorrupsion ka vijuar edhe gjatë dy javëve të kaluara me kontrolle dhe inepektime në një sërë institucionesh dhe agjencish për të cilat ka pasur denoncime për korrupsion apo abuzime me detyrën. Gjatë javës së kaluar ”Task-Forca” antikorrupsion ka zhvilluar një kontroll në ZRPP në Lushnje. Nga ky kontroll janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe paregullsisht. Veçanërisht në respektimion e afateve të trajtimit dhe kërkesave të qytetarëve, çka ka bërë që në këtë ZRPP të ketë një numër të madh praktikash të prapambetura ende të patrajtuara. Janë konstatuar shkelje të urdhërave dhe rregullove në lidhje me organizimin e brendshëm të punës dhe bashkërendimin me ALUIZNI-n për procedurat apo kufizimet që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara. Për shkeljet task forca antikorrupsion ka rekomanduar dhënien e masave disiplinore vërejtje me paralajmërim për regjistruesin e ZRPP Lushnje si dhe për 5 specialistë të kësaj zyre”,-tha Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?