Shkëlqim Hajdari, zyrtari i lartë që kryen vet inspektimet në gjithë Shqipërinë: Dogana e Morinës, shembulli i zbatimit të ligjit

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari është ndër të paktët drejtues të institucioneve të larta që ka vendosur të inspektojë personalisht të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë dhe bizneset kryesore në gjithë territorin e vendit. Inspektimet kryen për të verifikuar zbatimin e masave kundër koronavirusit për punonjësit, por dhe qytetarët që marrin shëbimet.

Që nga nisja e epidemisë më 9 mars dhe shpallja e emergjencës nga institucionet, Shkëlqim Hajdari nuk e ndjek situatën me telefon apo video konferenca, por ka shkuar personalisht  për të parë masat e marra.

Dje Hajdari ka inspektuar Doganën e Morinë, pikën kryesore që lidh Kosovën me Shqipërinë ku qarkullojnë mallrat në ditët e bllokimit total.

Pas inspektimit, Hajdari shkruan se Dogana e Morinës është shembull për zbatimin e ligjit.

“Dje, në Qarkun e Kukësit, për të parë nga afër, zbatimin e masave, për mbrojtjen nga COVID 19. Dogana e Morines dhe qyteti i Kukesit, shembull i zbatimit rigoroz të ligjit. Inspektorati i Shëndetësisë dhe AKU, në krye të detyrës. Se bashku do ja dalim!”,- shkruan Shkëlqim Hajdari.

SHKARKO APP