Shkëlqyen tre kengëtarët shqiptarë që përfaqësonin Shqipërinë, Italinë dhe Qipron
Mbaroi mbrëmë në mesnatë festivali europian i kengës. Izraeli u shpall fitues i Eurovizion për këtë sezon të mbajtur në Portugali. Kënga e Eugen Bushpepës që përfaqësonte Shqipërinë u rendit në vendin e 11-të me 184 pikë pas llogaritjes së votave të jurive dhe publikut. Një paraqitje shumë e mirë e Shqipërisë. Vetëm me votat e jurive të 43 vendeve Shqipëria u rendit e shtata, por vlerësimi i publikut përmbysi gjithçka.
Eugent Bushpepa, i cili përfaqësonte Shqipërinë në këtë festival, u rendit në vendin e 11. Me votat e jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut, kënga “Mall” u rendit në vendin e 11, me 184 pikë në total.
Dy shqiptarët e tjerë, Eleni Fureira dhe Ermal Meta zunë vendin e dytë dhe të pestë. Shqiptarja që përfaqësonte Qipron, e cila nga parashikimet e mëhershme u cilësua edhe si fituese e mundshme, u rendit pas izralites Neta Barzilai, me 436 pikë.
Ndërkohë, Ermal Meta, fituesi i San Remos, pas një performance me Fabrizio Moron, arriti të klasifikohej në vendin e pestë, me 308 pikë.
Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” dhuroi emocione pafund me interpretimin e tij fantastik dhe vokalin e veçantë. Gjatë televotimit, kënga që përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion mori pikët maksimale nga Azerbajxhani, ndërsa Shqipëria votoi me pikët maksimale këngën e Ermal Metës.
Disa juri i dhanë pikët maksimale Shqipërisë, por ajo që ra në sy ishte se tre kengëtarët shqiptarë që përfaqësonin tre shtete, Italinë, Qipron dhe Shqipërinë u prezantuan shumë mirë. Kengëtari shqiptarë që prezantonte Italinë Ermal Metaj bashkë me Fabrizio Moro u rënditën në pestë, kurse kengëtarja me origjinë shqiptare Eleni Furreira e cila përfaqësonte Qipron mori vendin e dytë.
Ajo që ra në sy të publikut që nuk kishte asnjë logjikë ishte juria italiane e cila nuk dha asnjë pikë Shqipërisë, ndërkohë që juria e Shqipërisë i dha pikët maksimale Italisë, 12 pikë.
Epo komshiu ta fut!- thotë një fjalë popullore.
Ja votat që dhanë për Shqipërinë juritë e shteteve:
Azerbajxhani 12 pikë
Maqedonia 6 pikë
Gjeorgjia 4 pikë
Austria 7 pikë
Britania e Madhe 7 pikë
Kroacia 1 pikë
Irlanda 2 pikë
Republika Çeke 6 pikë
Islanda 10 pikë
Belgjika 2 pikë
Serbia 1 pikë
Qipro 6 pikë
Bullgaria 7 pikë
Greqia 7 pikë
Mali i zi 10 pikë
Polonia 7 pikë
Sllovenia 4 pikë
Portugalia 10 pikë
Izraeli është fituesi i Eurovision 2018. Këngëtarja Netta, me këngën “TOY” triumfoi në mbrëmjen spektakolare.