Shkëlzen Berisha i përgjigjet Taulant Ballës: Shko dhe bëj kallëzim, brenda javës…
Djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar Taulant Balla në Kuvend, që i bëri thirrje SPAK-ut ta hetojë.
“Tualet, pse ngjiresh duke i bërë thirrje SPAK-ut dhe nuk shkon vetë aty të bësh kallëzim?
Nuk të pinë ujë shpifjet apo ke frikë nga ndonjë hetim për apartamente të dhuruara, për udhëtime, shpenzime e tendera me trafikantë droge.
Mos u lodh duke folur në emër të SPAK-ut tualet, shko dhe bëj kallëzim! Brenda javës paditesh për shpifje!”- shkruan Berisha.
Balla ndërkaq deklaroi se Shkëlzen Berisha, duhet të hetohet nga SPAK për shkak se sipas deputetit socialist, “ka kredi të padeklaruara për fabrikën e boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash”.
“Nëse do presim Lulin, është njësoj si të presim edhe Zenin, vëllain e Lulit të bjerë dakort për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara për fabrikën e boronicave apo të ndonjë fabrike tjetër manaferrash.
Se Zeni, vëllai i Lulit ska vetëm një kredi 1.8 mlionë euro që smerr vesh si e pse ja kanë dhënë por paska edhe një kredi tjetër 5.4 mln euro që ia paskan lënë përshesh në shportën e boronicave”, tha Balla.