Shkëlzen Berisha në Gjykatën e Krimeve të Rënda për rihapjen e dosjes së Ballës

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke kërkuar rihapje të hetimeve për padinë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Berisha ka thënë se objekti i ankimimit është akuza për Ballën për shpërdorim detyre si kryetar i Komisionit Parlamentar për CEZ.

Berisha ka paditur Ballën se ka përdorur dokumente personale për qëllime politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant Balla ishte kryetar i komisionit hetimor për CEZ. Berisha kërkon rihapjen e hetimeve ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë për çështjen. Nga ana tjetër dhe prokuroria ka pushuar kallëzimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?