Shkëlzen Berisha padit Taulant Ballën në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Shkëlzen Berisha ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda rreth orës 15:00

Në ambientet e gjykatës ndodhet edhe kreu i grupit parlamentar të PS-se Taulant Balla.

Djali i ish kryeministrit paditi për shpifje Ballën, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen dhe dosja i kaloi Gjykates së Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkëlzen Berisha ka folur pas seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka hedhur në gjyq, Taulant Balla, në lidhje me deklarata e këtij të fundit. Berisha u shpreh se interesi i tij është vetëm e vërteta.

Duke folur për gazetarët, Shkëlzen Berisha u shpreh se Taulant Balla ka bërë një shpifje kur ka thënë se për 3 vite nuk ka paguar taksa, ndërsa bëri publike dokumente që ka paguar të paktën 50 milionë lekë për dy vite.

Pjesë nga fjala e Shkëlzen Berishës:

Kanë frikë për të thënë se kjo është një histori e shpikur. Përfaqësuesi i kryeprokurorit Edi Rama dhe një kryeprokuror i Edi Ramës.

Balla e ka ngritur këtë shpifje në komision parlamentar dhe është si shpifës, jo që unë dua ti vë një damkë të dytë, sepse ai është shpifës. Kjo çështje është për z. Balla që thotë se për vitet 2008-2009-2010 nuk kam paguar taksa. Unë kam paguar mbi 50 mln taksa.

Kjo është një shashkë politike, pa asnjë fakt e provë. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje as me privatizimin dhe aktivitetin e CEZ.

Unë dua të dalë e vërtetë. Taulant Balla ka dalë e ka thënë se unë nuk kam paguar taksa për 3 vite. Unë kam dokumentet nga tatimet që kam paguar 50 milionë taksa për dy vite.

Balla është i vetmi kryetar i grupit parlamentar në Europë që nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Apelit. Ai është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e përdor si tualet.

As aktiviteti im as të ardhurat e mia nuk kanë lidhje me aktivitetin tim.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?