Shkëlzen Berisha: Rama i përgjigjet Cameron, O sa mirë me qenë shqiptar !
Juristi Shkëlzen Berisha ka ironizuar deklaratat e sotme të bëra nga Kryeministri Edi Rama sa i takon betejës që po zhvillohet në Britaninë e Madhe për qëndrimin e saj në BE, apo jo. Po gjatë ditës së sotme ka patur edhe një deklaratë të kryeministrit britanik David Cameron e cilësoi Shqipërinë si një vend dëshpërimisht të varfër që është në pritje të radhës për t’u futur në BE.
Sipas juristit Shkëlzen Berisha: “në Tiranë gjatë një fjalimi para asamblesë së Natos kryeministri shqiptar u tha delegatëve nga mbarë bota se i pëlqente më shumë pozicioni i Shqipërisë, se ai i Anglisë, dhe nuk do donte ti ndërronte për asnjë arsye”. Kjo deklarate sipas Berishës: “përvecse forcon bindjen se brenda PS, Joleza nuk është individ por fenomen, i jep koherence vargjeve: Fol Enver të lumtë goja, fol e mbro të drejtat tona. (vetëm se ai i fliste ruseve, ndërsa Rama anglezeve)”.
Dhe për të plotësuar të gjithë shpotinë e tij në këtë postim, juristi Berisha e ka shoqëruar atë edhe me një foto ku ka vënë përballë Ramën dhe Cameron, me në sfond një fushë shqiptare hashashi.
Në fakt kur e mendon në këtë pikë ku jemi, Rama ka të drejtë që nuk e ndërron Shqipërin me Anglinë! Sepse ndërsa kryeministri Cameron po bën gjithëçka që vendi i tij të shmangë “Brexit”, Rama ka bërë çdo gjë që Shqipëria të jetë sot një vend “out” në çdo drejtim, ose e thënë ndryshe “Albaniaout”.
KOHA JONË SONDAZH

