Shkëlzen Berisha shkon në GJKKO: Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai, në darkë ekzekutohet…

Sot ishte ditë e ngjeshur për familjen Berisha. Nga ora 09.30 ishte Sali Berisha që shkoi te turma para gjykatës së lartë. Me pas Shkëlzen Berisha është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”.

Në dalje nga Gjykata e Posaçme, djali i ish-kryeministrit Berisha ka thënë se “Të gjitha takimet Mediun dhe Bumçin kane qenë personale, jo me këtë lidhje. Delijorgji ka qenë edhe sipërmarrës, kjo është mënyra sesi e kam njohur. I kam miq para se të ishin të angazhuar, i kam miq dhe sot. Bisedat janë mes miqsh. Kam qenë shumë i qartë për faksin me mbishkrimin tim. Ky faks nuk ka mbërritur në adresën time, nuk njoh atë qe e ka nisur apo pritur. I takon prokurorisë ta zbardhë. Ajo që mund të them është se politizimi nuk e ka ndihmuar të vërtetën. Janë thirrë 71 dëshmitarë, familjarë, ose punonjës të shtetit ose të kompanisë që kanë pasur lidhje me procesin e demontimit, por unë nuk kam lidhje me asnjë kategori. Unë nuk kam asnjë informacion për t’i dhënë akuzës, e konsideroj teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai dhe ekzekutohet në darkë kërkesa“.

SHKARKO APP