Shkëlzen Berisha: S’kam qenë në Pragë me ndonjë të afërme të Taulant Ballës

 

Pas akuzave të Taulant Ballës në Kuvend, se i biri i Sali Berishës ka qenë në të njëjtin hotel me Kastriot Ismailaj, ka reaguar edhe vetë në “Facebook”, Shkëlzen Berisha.

“Ne lidhje me deklarimin ne seancen e sotme te shpifesit te Rames se une kam qene ne Prage ne te njejtin hotel me Kastriot Ismailaj dhe nje bashkepunetoren e tij dua te sqaroj opinion dhe posacerisht Taulantin, se nuk kam frekuentuar kurre as hotelin e Prages dhe as motelet e Tiranes e Librazhdit me Kastriotin, Rebeken apo ndonje te aferme te Taulantit. Me personat e lartpermendur nuk kam pasur kurre asnje lidhje te anje lloji. Ne ditet ne vijim ndaj genjeshtarit do te depozitohet padia e radhes per shpifje”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

SHKARKO APP