Shkëlzen Leka, viktima e atentatit dëshmoi për vrasësin me pagesë, Gjin Nika

Jo zyrtarisht burimet thonë se pas fshihet konflikti për galeritë e kormit në Bulqizë mes Gjin Nikës dhe Alban Lekës, vëllait të viktimës. Ky i fundit, Albani jeton jashtë Shqipërisë.

Nika u ekzekutua më 3 prill 2014 pak ditë pasi Gjykata Apelit e Tiranës kishte ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim me paraqitje, raporton ora news.

Ndërkohë Shkëlzen Leka ka qenë dëshmitar kundër Gjin Nikës për plagosjen Gentian Kaçit, ngjarje e ndodhur më 08.04.2013 por e raportuar më 20.01.2014.

Çfarë dëshmoi Shkëlzen Leka për Gjin Nikën

(Shënim: Kjo është pjesë e shkëputur nga vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 25 shkurt 2014)

“Më datë 21 janar 2014, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është paraqitur vullnetarisht për të dhënë deklarime, shtetasi i dëmtuar nga ngjarja, objekt hetimi, Gentian Kaci, i cili ka deklaruar se ai e ka njohur autorin kur është plagosur, por nuk ka treguar se kishte frikë. Sipas tij, autori kishte lidhje me policinë, prokurorinë dhe Gjykatën e Bulqizës. Kështu ai ka deklaruar se autori i plagosjes së tij është Gjin Nika. Ai e bëri këtë denoncim kur pas se i gjykuari ishte arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.
Mbas deklarimeve të të dëmtuarit, kanë dhënë deklarime edhe dy shokët e tij, Alban Hyseni e Shkëlzen Leka. Edhe këta kanë deklaruar se e kanë njohur autorin, por nuk kanë treguar në atë kohë. Mbi këtë bazë është kërkuar arrestimi i të gjykuarit, duke qënë se ai qe në gjendje arresti për një vepër tjetër penale ”

Më 2 shtator 2013, pra disa muaj pas plagosjes se Gentian Kaçajt, vritet në Bulqizë Qerim Marku,  i njohur si mik i vëllezërve Leka.

Ndërkohë Gjin Nika, nga Peshkopia njihej dhe si vrasës me pagesë dhe i ashtuquajturi “kapoja i periferisë së Tiranës,”

SHKARKO APP