”Shkëlzeni me 5 bodyguard në protestë”, Bejko: Na bëjnë karshillëk, nga kush trembet?

Ish-deputeti i PD, Roland Bejko, teksa ka komentuar protestën që u mbajt dje para Kryeministrisë, tha se pa djalin e Berishës, Shkëlzenin që shoqërohej me 5 bodyguard.

Bejko tha se bëjnë karshillëk, ndërsa tha se nuk e kupton se për çfarë duhen 5 bodyguard, pasi ai është djali i sh-kryeministrit dhe nuk ka mbajtur ndonjëherë ndonjë post publik.

“Pashë birin e tij me 5 bodyguard, për ca duheshin ato 5 bodyguard. Ca ka bërë ky? Nga kush trembet? S’ka pasur ndonjë funksion. Është djali i ish-kryeministrit. Për ca ecin me bodyguard, na bëjnë karshillëk, janë sakrificat tona që ata janë pasuruar, demokratët luftonin me mish e shpirt për hir të partisë”, tha Bejko në Report Tv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?