Shkëmbi i Kavajës, mbytet teksa lahej në det 60-­vjeçari nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e sotme teksa lahej në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur tek Shkëmbi i Kavajës, ku 60­vjeçari nga Kosova, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është mbytur.

60­-vjeçari u pa në det nga pushues të tjerë, të cilët nxituan t’i jepnin ndihmën e parë, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas pushuesve, ambulanca ka ardhur me 20 minuta me vonesë, edhe pse u njoftua menjëherë prej tyre.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon ndërkaq për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. 

SHKARKO APP