”Shkencat Sociale”, studentët: Mos na vjen Edi Rama surprizë
Fakulteti i Shkencave Sociale ka bërë një thirrje për tryezë studentore, për ditën e nesërme në orën 09:00. Në njoftim shkruhet se tryeza organizohet në lidhje me mbarëvajtjen e protestës dhe i drejtohet çdokujt që ndihet student apo synon të jetë i tillë.
”Thirrje për tryezë studentore. Të dashur bashkëstudentë, më datë 19 dhjetor (nesër); ora 9:00 tek “AULA MAGNA”, në FSHS organizohet një takim i hapur studentor. Kjo është një thirrje për diskutim-veprimi në lidhje me mbarëvajtjen e protestës dhe i drejtohet çdokujt që ndihet student apo synon të jetë i tillë”, shkruhet në njoftimin e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Ajo që bie menjëherë në sy është mosbesimi i komentuesve, pasi të gjithë shprehen se edhe ky mund të jetë një takim i mundshëm me kryeministrin Edi Rama, siç ndodhi në Universitetin Bujqësor të Tiranës gjatë ditës së sotme. Studentët nuk ishin njoftuar për prezencën e Kryeministrit.

KOHA JONË SONDAZH

