Shkencëtarët zhvillojnë pilulën e shumëkërkuar kundër kancerit
Shkencëtarët kanë zhvilluar me tej pilulën e shumëkërkuar kundër kancerit, e cila vret tumoret kancerogjene ndërkohë që nuk dëmton qelizat e tjera.
Pilula quhet AOH1996 dhe është rezultati i një pune kërkimore prej 20 vitesh dhe është zhvilluar nga një prej qëndra kërkimore më të mëdha në Amerikë, “City of Hope Hospital” në Los Anxhelos.
Medikamenti është testuar në 70 lloje të ndryshme qelizash kancerogjene si kanceri i gjirit, i prostatës, i trurit, i vezores, i lëkurës si edhe kancerit të mushkrive, duke rezultuar efektiv në të gjitha.
KOHA JONË SONDAZH

