Shkëputja e telit të linjës elektrike i vë zjarrin pyllit në Kukës
Aktualitet E Premte, 6 Gusht 2021 00:18
Regjistrohet një tjetër rast zjarri për këtë vit.Një sipërfaqe prej dy hektarësh pyll dushku në njësinë Malzi të Kukësit raportohet se është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë shkëputja e telit të linjave elektrike.
Në vendngjarje ndodhen mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
KOHA JONË SONDAZH

