“Shkes” për kalimin e Naços te PS? Flet Lefter Koka: E vërteta e videos dhe bashkimi me Ramën
Ish-deputeti dhe ministri, Nasip Naço zyrtarizoi sot kalimin nga LSI te PS. Por kjo situatë që sot doli në sipërfaqe ishte përgatitur më herët dhe në mes duket se “shkes” ishte një tjetër ish i LSI-së, Lefter Koka.
Por si qëndron e vërteta? Lefter Koka në një intervistë mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC mohoi të ishte ndërmjetësi, ndërsa për videon e publikuar në rrjetet sociale tha se është bërë në fund të sezonit veror.
Ai foli edhe për rikthimin te PS-ja dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Pjesë nga intervista e Lefter Kokës për ABC
A ka mundësi të më jepni një opinion për lëvizjen e zotit Naço nga LSI-ja te PS-ja, e gjeti kurajën më në fund?
Jam njohur sot nga mediat, sigurisht jam i befasuar. Di që këto kohët e fundit ka qenë caktuar në Durrës më pas në Berat. Kam më shumë se dy vjet që nuk jam pjesë e LSI-së.
Ju keni pasur kontakte me Naçon këto kohë, cilat ishin pakënaqësitë e tij?
Sigurisht është edhe për të qeshur me atë video që qarkulloi sot, është e bërë në fund të sezonit verior, ka qenë një komunikim mes miqsh.
Por ka pasur një ofertë të qartë nga Rama, a keni lobuar ju që ai të largohet nga LSI?
Unë nuk besoj se as Naço dhe as unë nuk e kemi as moshën, dhe kemi eksperiencën të mos influencojmë te njëri tjetri për vendimet. Kam bërë një bisedë të sinqertë mes miqsh më parë kur u caktua në Durrës dhe sikur funksionon, i kemi thënë njëri tjetrit që në cdo rast të komunikojmë me njëri tjetrin nëse do të kishte keqinterpretime dhe ishte komunikim mes miqsh.
Do të jeni një vlerë e shtuar ju për PS-në?
Unë jam një ndër ata që do të kontribuojë në këtë parti. Edhe një votë konsiderohet vlerë. Është një eksperiencë, një investim i bërë ndër vite, që unë besoj se do të jetë kontribut për PS-në.
A është e ndershme ti kaloni votat nga njëra parti te tjera?
Kjo është ndoshta një temë shumë e gjatë për t’u diskutuar. Unë do të flas në rastin tim. Kam përfaqësuar PS-në në vitin 2008, kam pasur një raport të ftohtë me Ramën pas largimit të Nanos ku kandidova për LSI-në. Ajo që nuk kam dëshiruar, këtë i kam bërë të qartë dhe kryetarit të LSI-së, që të vinte një situatë të bëhej një aleancë me PD-në.