“Shko merr thikën dhe vrite ose nuk je djalë”

Duket më e frikshme se nga ajo çfarë ka ndodhur. Babai i autorit 15-vjeçar, i cili vrau një bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Mamurras, është arrestuar.

Një burim i policisë së Laçit tha për ABC News që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin.

Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merre thikën vrite ose nuk je djalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive.

Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha:

“Shko merr thikën dhe vrite”.

Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht.

I mituri me inicialet A. S., vdiq menjëherë.

Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të  qëndrojnë në burg bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?