Shkodër: 8 raste të reja me Covid, një e infektuar në call center

Në 24 orët e fundit u regjistruan 8 raste me Covid-19 në Shkodër, njëra prej të cilave një punonjëse në call center.

Bëhet fjalë për një vajzë, e cila punonte nga shtëpia, por pasi kishte shfaqur shenja të sëmundjes bëri tamponin dhe rezultoi pozitive.

Janë kryer të tjera testime në call centerin ku ka rezultuar pozitive vajza, edhe pse prej ditësh nuk kishte kontakte me to.

Ndërkohë, 7 rastet e tjera ishin raste kontakti të të infektuarve të mëparshëm.

Rrethi i Pukës me 8 raste, përkatësisht 3 raste në qytetin e Pukës, 3 në fshatin Shkozë të njësisë administrative Gjegjan dhe dy në bashkinë Fushë Arrëz.

Shkodra 162 pacientë aktivë, ku mbi 90% e tyre janë në kushte shtëpie.

Në Pukë në total janë 25 raste aktive, 18 në qytet, 6 në njësinë Gjegjan dhe 1 në Lufë Qerret.

Tek bluzat e bardha janë kryer 22 tamponë,, ku 4 kanë rezultuar pozitiv, 1 mjek dhe 3 infermier që janë karantinuar dhe pa probleme të rënda shëndetësore.

Në përditësimin e sotëm të të dhënave për Covid-19, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 2 viktima dhe 72 raste të reja në 24 orët e fundit.

SHKARKO APP