Shkodër, asgjesohen 300 rrënje bimë narkotike kanabis

 

Policia e Shkodrës ka asgjesuar 300 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë poseduesit Çekë Zhurina 40 vjeç, banues në Shkodër.

Bima narkotike u gjet në fshatin Kukël të komunës Bushat në Shkodër.

40-vjecari kishte mbjellë 300 bimën narkotike ne mes të misrit, me gatësi 50-70 centimetër në kopshtin e banesës së tij.

Sekuestrimi i bimës narkotike dhe ndalimi i poseduesit u bë në vijom të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP