Shkodër, banorët protestojnë për dëmshpërblimet nga përmbytjet

Përmbytjet në Shkodër në vitet 2010, 2011 shkaktuan dëme të mëdha materjale për banorët e zonave të përmbytura.

Por edhe pse sot kanë kaluar plot 5-6 vite nga përmbytjet banorët e dëmtuar akoma nuk kanë marrë shpërblimet e premtuara.

Për këtë arsye banorët e Shkodrës vijojnë protestat. Banorët kanë tentuar të futen me forcë në prefekturë ndërsa janë rrethuar nga policia e cila i ka ndaluar të ndërmarrin atë veprim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se janë rreth 30 banorë që protestojnë ndërsa forcat e policisë nuk i lejojnë të futen në prefekturë, ata pretendojnë të nisin një greve urie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata thonë se do të ngrenë çadrat në Pedonalen e Shkodrës veprim ky që nuk u lejohet nga polica në mungesë të një autorizimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?