Shkodër/Deputetë të PD dhe LSI, në gjyqin e kuksianëve (VIDEO)
Teksa jashtë ambienteve të Gjykatës së Apelit Shkodër, po mbahet protesta nga qindra qytetarë, deputetët e LSI-së dhe të PD-së, janë prezentë në seancën gjyqësore në ngarkim të 11 kuksianëve për protestën në ”Rrugën e Kombit”. Në gjyq sot do të shqyrtohet anikimi që kanë bërë avokatët e të arrestuarve për masën “arrest me burg” për 11 qytetarë. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi demostroi përmes një video live në facebook, çfarë po ndodh në kohë reale në seancën për apelimin e 23 masave të sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

