Shkodër, grabitet me armë kazinoja

Persona me maska kanë grabitur mbrëmjen e sotme një kazino që ndodhet në një ndër zonat kryesore të Shkodrës, aty ku është dhe pedonalja e qytetit.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se kanë qenë dy persona të maskuar dhe me armë që kanë realizuar këtë ngjarje.

Në kazino është marrë një shumë prej 400 mijë lekësh, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas grabitjes dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur nëpër rrugicat e Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?