Shkodër, kapen 174 gr kokainë, në pranga dy shpërndarësit
Një operacion policor i koduar “High” është finalizuar me sekuestrimin e rreth 173.6 gr lendë narkotike e fortë e dyshuar kokainë.
Policia ka vënë në pranga dy shtetas si të dyshuarit kryesorë.
Në prangat e policisë kanë rënë Abdyl Canga, 22 vjeç dhe Aleks Shpendi, 28 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Të dy këta shtetas bënin shpërndarjen e lëndës narkotike gjatë orëve të mbrëmjes në lokalet s Shkodrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale një sasi prej 173.6 gram lendë narkotike e dyshuar kokainë, 100 000 lekë të reja, 2 aparate celular si dhe 1 peshore eletronike e vogel.
KOHA JONË SONDAZH

