Shkodër, lirohen përfaqësuesit e FRPD-së

Pas tre orësh qëndrimi në komisariatin e Policisë së Shkodrës, tre përfaqësuesit e Forumit Rinor të PD-së në Shkodër, janë lënë të lirë.

Shkak i shoqërimit u bë protesta rreth një javë më parë përpara Gjykatës së Apelit, në gjyqin e 11 kuksianëve. Tre përfaqësuesit e Forumit Rinor të PD-së janë: Arvit Bushati, Ergys Ivzikut dhe Besjan Zaja.

Në mbështetje të tyre dhe për të sqaruar situatën shkoi edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit Shkodër liroi 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës kundër pagesës në ”Rrugën e Kombit”, duke mbajtur ne qeli vetem 4 pej tyre që rezultonin me precendentë penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?