Shkodër/ Ndjekje si në filma, trafikantët braktisin mjetin dhe zhduken në pyll

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Shkodër, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur 1.5 kg kanabis. Në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, nga punonjësit e Policisë Kufitare është konstatuar një mjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit, në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke lëvizur në drejtim të Hidrovorit. Më pas, këta shtetas braktisën mjetin dhe tentuan të largohen në zonën e pyllëzuar në terren malor por u ndaluan nga forcat policore dy prej tyre, si dhe u shpall në kërkim personi i tretë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 1.5 kg kanabis.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Shkodër/Policia Kufitare godet një tjetër rast të tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidrovori”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 1.5 kg kanabis. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin “Hidrovori”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Swiss Digital Desktop Reklama

E. I. 26 vjeç, banues në Shemri, Kukës dhe D. Zh. 19 vjeç banues në Kalimash, Kukës, Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. D. 23 vjeç, banues në Shemri, Kukës. Në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, nga punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimeve të shtuara është konstatuar një mjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit, në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka shtuar shpejtësinë e mjetit duke lëvizur në drejtim të Hidrovorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë, punonjësit e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit. Shtetasi E. D. braktisi mjetin dhe bashkë me dy pasagjerët tentoi të largohej në zonën e pyllëzuar në teren malor. Shërbimet e Policisë Kufitare u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e dy pasagjerëve, shtetasit E. I. dhe D. Zh, ndërsa drejtuesi i mjetit mundi të largohej. Shtetasi E. D. u shpall në kërkim dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 1.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve, nga specialistet për Hetimin e Narkotikeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I. dhe D. Zh., si dhe sekuestrimi i lëndës narkotike. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?