Shkodër, një ullishte përfshihet nga zjarri

Një ullishte në fshatin Ganjoll të Shkodrës është përfshirë nga zjarri. Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, të ditës së sotme.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor që ka konstatuar se janë djegur pjesërisht pemët e ullishtes.

Nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, toka është në pronësi të personit me inciale A.Z. 39 vjeç, banues në Ganjoll, i cili me qëllim për të pastruar tokën, ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte , por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?