Shkodër, pastrohen trotuaret nga tendat e lokaleve
Policia bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë nisur aksionin për lirimin e hapësirave në rrugët e Shkodrës. Është hartuar një grafik për të gjitha rrugët. Janë vazo, tenda, sende të tjera që janë zënë padrejtësisht nga bizneset.
Kangjella metalikë për biçikleta, tenda, tabela apo çadra të vendosura nga lokalet në trotuaret e Shkodrës janë shkulur nga punëtoret e bashkisë.
Aksioni është shoqëruar pa incidente, nuk ka pasur rezistence nga ana e bizneseve. Ky aksion do vijojë në gjithë qytetin deri në lirimin e plote të hapësirave publike.