Shkodër, qëllohet me a*më në drejtim të një automjeti. Zbulohet emri i shënjestrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një mjet dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Raportohet vetëm për dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet për të plagosur, i identifikuar ai Selami Brahimi, gjendja e të cilit nuk dihet. Gjatë të shtënave me armë ai ndodhej brenda në automjet, sikurse duket nga pamjet, është me xham të thyer në pjesën e pasme.

Autori është arratisur, ndërsa ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit. Do të jetë dëshmia e të plagosurit që do të hedhë dritë mbi ngjarjen. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës.

SHKARKO APP