Shkodër, sekuestrohen mina me telekomandë e snajper

Tre persona janë arrestuar sot në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, pasi iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese.

Mësohet se në pranga është vënë Flamur Bega, Ilmi Isufaj dhe Shkelzen Metaliaj dhe janë sekuestruar 6 mina të telekomanduara në distancë me celularë, 2 pistoleta, 1 snajper, 2 celularë si dhe 2 automjete.

Dyshohet se personat e sipërpërmendur ishin pjesë e një grup kriminali që prodhonte dhe tranzitonte lëndë plasëse dhe armë.

Operacioni është zhvilluar në sajë të bashkpunimit mes Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodër, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP