Shkodër, shpërthen bombula e gazit në një shkollë 9-vjeçare

Nje bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare në Shkodër.

Siç raporton gazetari i Ora News Bepin Kolvataj, ngjarja është regjistruar në shkollën “Ndre Mjeda” gjatë ndërrimit të bommbulës.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur njerëz të lënduar.

E njëjta shkollë ka përjetuar ngjarje të ngjashme edhe disa vite më parë, ndërsa prindër dhe mësues kanë paralajmëruar protesta pasi shprehen kundër ngrohjes me gaz në ambjentet e shkollës.

Pak ditë më parë, rrjedhja e gazit në një shkollë private në Tiranë shkaktoi helmimin e 6 nxënësve dhe evakuimin e të tjerëve.

Nga hetimet rezultoi se, sistemi i ngrohjes me gaz në shkollë nuk ishte kolauduar nga Ispektoriari Shtetëror Teknik.

Në kompetencat e Instituti Shtetëror Teknike Industrial janë të gjitha ato institucione që kanë një sistem ngrohje me pajisje nën presion, ku përfshihen të gjitha llojet e kaldajave.

Në të gjithë vendin gjatë  muajit nëntor deri në dhjetor në 2020 janë kontrolluar 185 shkolla, ndërkohë  në shqiëpri janë mbi 2000 godina shkollore. Jo të gjitha kanë kaldajën si sistem ngrohje, por  kryesisht në zonat urbane përdoret ky sistem.

/OraNews

SHKARKO APP