Shkodër, të shtëna me armë zjarri në qytet, plagoset një person
Një 26-vjeçar mbeti i plagosur pasditen e sotme në Shkodër.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:40, në vendin e quajtur “Radio Shkodra” tek ish “5 Heronjtë”.
Shtetasi Adem Ademi është plagosur me armë zjarri në këmbë.
I dëmtuari është transportuar në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, apo autorëve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

