Shkodra aplikon për ”Qytetin Europian të Sportit 2025”
Shkodra synon të futet në listën e ”Qytetit Europian të Sportit”. Kryeqendra e veriut ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë qyteti europian i sportit për vitin 2025. Në konferencën për shtyp, drejtues të Bashkisë Shkodër dhe Komitetit Olimpik Shqiptar treguan detaje rreth aplikimit, që erdhi si iniciativë e kryebashkiakut Benet Beci. Me synimin që projekti të shpallet fitues, dosja voluminoze është përgatitur nga specialistët e sportit në Bashkinë Shkodër. Në dhjetor të këtij viti, dosja e Shkodrës do të shqyrtohet nga një komision i posaçëm në Komisionin Europian, ku do të shpallet edhe fituesi për qytetin e sportit 2025.