Shkodra në “shtet-rrethim”, mbyllen fabrikat e fasoneve. Kontrolle në markete e furra buke

Në Shkodër vijojnë kontrollet e autoriteteve në qytet, për zbatimin e planit të “shtet-rrethimit”. Me anë të një njoftimi për mediat, mësohet se gjatë ditës së hënë janë kontrolluar 84 restorante, bare e lokale, që sipas autoriteve dhe Komisionit të Mbrojtes Civile, kanë rezultuar të mbyllura. Gjithashtu inspektimet janë shtrirë edhe në furra buke, markete ku janë bërë inspektime për kushtet e sigurisë ushqimore. Ndërkohë 5 fabrika fasonerie kanë rezultuar të mbyllura.

Ka  vijuar veprimtaria e strukturave për ndalimin e qarkullimit të automjeteve por edhe kufizimin e lëvizjes së këmbësorëve kryesisht në zonën e Liqenit të Shkodres, nëpërmjet postoblloqeve bashkëpunuese të DVP, FNSH, Repartit të Ushtrise Vau-Dejës 1010 dhe Policisë Bashkiake, të cilët kanë kufizuar edhe qendrimin e njerezve në lulishtet e qytetit.

 Nga Inspektoriati Shtetësor Shëndetsore  janë ushtruar kontrolle dhe inspektime në territoret e pesë bashkive në 84 bar-restorante që rezultuan të mbyllura, në 23 furra buke për të parë respektimin e rregullave të sigurisë ushqimore, në 38  markete ku  u konstatua se zbatoheshin  rregullat e higjenes dhe në 5 fabrika-fasonerie të cilat ishin të mbyllura”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Komisioni i Mbrojtjes Civile thekson se “është kërkuar që të parandalohen levizjet e mjeteve të komunitetit Romë dhe Egjiptian vend e pa vend si burim infeksioni. Janë deleguar detyra konkrete për zbatimin e urdhërit të Kryeministrit  për ndalimin e qarkullimit te kembesoreve pas orës 18.00. Situata po monitorohet dhe koordinohet duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat anëtare të Komisionit të Mbrojtjes Civile-Qarku Shkodër në të gjithë territorin”, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP