Shkodra përkujton 13 Dhjetorin. Voltana Ademi sulmon Ramën
Voltana Ademi në përvjetorin e ditës kur Shkodra shkatërroi bustin e diktatorit komunist ka thënë se 13 dhjetori duhet të shërbejë si si reflektim dhe si mesazh.
“Sot përkujtojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famëkeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakadë përkujtimore.
Por, kjo datë shërben edhe si reflektim, si mesazh, si moment në të cilin shkodranët dhe shqiptarët, sot përveç përkuljes me respekt ndaj atyre qe e organizuan 13 dhjetorin dhe jo vetëm të gjitha lëvizjet demokratike ne vitet 90-të, por sot Shqiptarët kanë nevojë të mos harrojnë, sepse po përballen me një tjetër sistem”, tha ajo.
Megjithëse nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë: “Sot shqiptarët po ikin çdo ditë, e kjo e bën me të trishtë e më të dhimbshëm realitetin tonë të përbashkët, e nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ato të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike, sot kërkojnë azil ne dyert e europës, siç është rasti më i fundit ai i Agron Tufës.
Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevoje serish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jetë vonë”