Shkodranët “pushtuan” rrugët e qytetit, Ademi: Orari pa kuptim

Deri më tani Shkodranuk rezulton e prekur nga Covid-19. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi flet për situatën e krijuar nga koronavirusi në kryeqendrën e veriut.

Pasditen e djeshme në Shkodër pati një dyndje të qytetarëve duke bërë shëtitje pas hapjes së orarit pësr të lëvizuar lirshëm. Lidhur me këtë Ademi theksoi se ka angazhuar policinë bashkiake që kjo të mos përsëritet më.

“Mbrëmë kam urdhëruar që policia bashkiake me shpresën që edhe ajo e rendit të jenë atje për të parandaluar atë që ndodhi dje, që të mos ndodhë. Kjo kërkon edhe angazhimin e gjithësecilit”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Ademi u shpreh me rezerva për vendosjen e orarit në këtë mënyrë, ku sipas saj duhet të gjendet një zgjidhje tjetër.

SHKARKO APP