Shkoi i plagosur në spital, reagon policia e Beratit: Ka refuzuar të japë shpjegime!

Policia e Beratit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në këtë qytet, kur pasditen e sotme, një 27-vjeçar ka shkuar vetë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi ka pasur një plagë arme zjarri në këmbë

Sipas bluve të qytetit, Xh.G, 27-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Berat.

“Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, shkruhet në reagimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?