Shkoi në Itali, infermieri shqiptar tregon tmerrin: Nuk numërohen avionët me të infektuar
30 mjekë e infermjerë fluturuan drejt Italisë me qëllim luftimin e pandemisë, e cila po rezulton fatale për shtetin fqinj.
Infermieri Korab Gjana, është një prej tyre dhe ka treguar se çfarë ka parë në ditën e parë në spital ku do të punojë për një muaj.
Në një bisedë me Skype nga Italia, Gjana tha se ditën e parë iu është komunikuar gjendja dhe mënyra se si punohet.
Ai tregon se nesër do të jenë në krah të kolegëve italianë. Ai tha se ka pafund ambulanca dhe avionë që vijnë me pacientë të infektuar, ndërsa stafi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë ndodhen në spitalin civil të Brescia-s.
“Pacientët janë të panumërt. Vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca. Nesër do fillojmë dhënien e ndihmës tonë ndaj stafit italian. Ditën e parë u informuam mbi masat dhe gjendjen në të cilën ndodhet vendi përballë kësaj situate”, tha Gjana për Faxweb.