Shkoi në spital i plagosur, 32-vjeçari humb jetën. Del që është një emër i njohur për Policinë
Shkoi në spitalin e Lezhës i plagosur, por 32-vjeçari Amaros Deda nuk i mbijetoi plagëve të marra. I riu është një emër i njohur i Policisë, pasi është arrestuar në vitin 2011 për grabitje, ku në fshatin Shënkoll ka lidhur e ka keqtrajtuar një të moshuar, 70-vjeçe, e më pas i ka marrë sendet me vlerë në banesë.
Ai e kreu krimin në bashkëpunim me një person tjetër, Fatmir Likën, ndërsa u arrestuan vetëm disa orë pas ngjarjes. Ata e kanë lidhur dhe me pas keqtrajtuar të moshuarën, duke i kërkuar t’u tregonte vendin ku mbante paratë. Në momentin e ngjarjes e moshuara ka qenë e vetme në banesë.
Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjetur në mëngjes të lidhur, të gjakosur dhe thuajse pa ndjenja. Ata sinjalizuan policinë, e cila mbërriti në vend dhe pas hetimeve identifikoi e më pas arrestoi autorët e dyshuar.
KOHA JONË SONDAZH

