Shkoi për të marrë ndihmën e parë, 47-vjeçari h*dhet nga kati i tretë i spitalit të Traumës. Policia jep detajet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Spitalin e Traumës. Një 47-vjeçar me iniciale M.H është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë.
Ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore të shtunën. “47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.