Shkoi për të peshkuar në lum 8 ditë më parë, ende asnjë gjurmë nga 43-vjeçari

Kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit Tofik Xhika vijojnë ende. Kujtojmë se Xhika dyshohet se u mbyt në ujërat e lumit Drin. Ai kishte shkuar për të peshkuar në lum dhe prej 8 ditësh nuk është parë më.

Familjarët, banorët e zonës dhe policia kanë 6 ditë që po e kërkojnë, por pa rezultat. Për 2 ditë me rradhë kërkuan edhe polumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën.

Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime, por sërish pa rezultat. Ata kanë kërkuar sot ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?