Shkoi të rrëmbente vajzën që donte, qëllon me kallashnikov brenda në banesë. Babai i vajzës…
Emrin e Luftim Tërpollari dhe sot i riu nga fshati Potom në Skrapar, mund të kishte shkaktuar një tragjedi. 34-vjeçari u fut sot i paftuar në banesën e familjes së vajzës që dashuron, dhe qëlloi me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar bënë të mundur arrestimin e tij si edhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.
Ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit Luftim Tërpollari dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H., 61-vjeç, i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të. Tërpollari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën e shtëpisë, me të cilën ishte i dashuruar.
Mësohet se 61-vjeçari S.H., nuk ka qenë dakord me këtë lidhje dhe vajza e tij kishte rënë dakord me babain, duke i shkëputur të gjitha lidhjet me 34-vjeçarin prej 1-muaji.