Shkoi të takonte vëllanë në burg, i riu përfundon edhe vetë pas hekurave
Një i ri 29-vjeç ka përfunduar në pranga, pas një gabimi që bëri teksa shkoi të takonte të vëllanë në burg.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Rogozhinës dhe në pranga është vënë shtetasi E. B.,29 vjeç banues në Durrës.
Sipas policisë, ai tentoi të fuste 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë në burg, por droga iu zbulua gjatë kontrollit që i bënë efektivët, ndërkohë që ai e kishte të fshehur në rrobat e tij.
NJOFTIMI
Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP,
arrestohet në flagrancë 29-vjeçari
Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.
Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.
Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
E. B.,29 vjeç banues në Durrës.
Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”.