Shkolla në Mengël të Elbasanit, automjetet rrezik për nxënësit

Kalimi i aksit nacional Elbasan-Librazhd mbetet një sfidë e rrezikshme edhe për vetë prindërit që shoqërojnë 200 nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël, edhe kur i sjellin dhe kur i marrin nga shkolla.

Fluksi i lartë i mjeteve dhe veçanërisht numri i lartë i atyre të tonazhit të rëndë që kalojnë si dhe shpejtësia relativisht e lartë, është shqetësim i vazhdueshëm për prindërit dhe njëkohësisht rrezik i shtuar edhe po të ecësh në anë të rrugës.

Prezenca e policisë pak minuta në mëngjes, nuk është zgjidhje e kësaj situate dhe për këtë banorët kërkojnë marrjen e masave për të mundësuar kalimin pa rrezik të fëmijëve drejt shkollës dhe anasjelltas.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Para disa muajsh, një fëmijë është përplasur nga makina sapo doli nga shkolla”, tregon një banor i zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë segment nuk kanë munguar as aksidentet ku nxënës të shkollës janë përplasur nga automjetet sapo kanë tentuar të kalojnë rrugën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?